English

Gjirokastër: Humb Jetën Në Një Aksident Një 23 Vjeçar

GJIROKASTËR, 21 Maj /ATSH-Telnis Skuqi/ - Një 23 vjeçar nga Lazarati humbi jetën sot në një aksident rrugor në vendin e quajtur "Kthesa e Libohovës", rreth 10 km larg Gjirokastrës. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëri të ditur për ATSH-në, se aksidenti, ku humbi jetën Arbër Kasma, ndodhi rreth orës 08:00 në autostradën Gjirokastër-Kakavije". Policia tha se 23 vjeçari humbi kontrollin e automjetit tip "Volksvagen", me targa GJ 0100 B, duke u përplasur me sinjalistikën rrugore vertikale, gjë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Gjatë këtij viti, në rrugën kombëtare në jug të vendit kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 10 të tjerë./ch/
KOMENTE