Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hague -Metës : Të Vazhdojë Dialogu Politik
English

Hague -Metës : Të Vazhdojë Dialogu Politik

TIRANE, 21 Maj/ ATSH, A.Gegvataj/ - Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta uroi sot ministrin e Jashtëm Britanik William Hague për marrjen e detyrës në një bisedë telefonike, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të dy vendeve. Burime të ministrisë së Jashtme bëjnë të ditur se Meta është shprehur se beson tek angazhimi i Qeverisë britanike dhe tek kontributi personal i Hague për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Britanise, Hague është shprehur se uron të përmirësohet situata dhe ka theksuar se dialogu duhet të vazhdojë mes dy palëve. Duke shprehur kënaqësinë për të punuar me ministrin Meta, homologu britanik, Hague e siguroi për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në integrimin evropian të Shqipërisë. Hague e ka cilësuar si një inkurajim për vëndet e Ballkanit samitin që do të mbahet në Sarajevë në 2 qershor./n.m/
KOMENTE