Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapet sot për të dytën herë tuneli i Kalimashit
English

Hapet sot për të dytën herë tuneli i Kalimashit

Thirrë, 21 maj, NOA – Tunelin i Thirrë-Kalimashit, i cili është një pjesë e rëndësishme e rrugës Durrës-Kukës, pritet të rihapet paraditen e sotme, për të dytën herë, pas përurimit festiv që iu bë gati një vit më parë, para zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit.

Lajmi është konfirmuar pak ditë më parë nga vetë burimet zyrtare të ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve, duke paralajmëruar se për këtë, do të zhvillohet një ceremoni përurimi e veçantë, nën drejtimin e krerëve të këtij institucioni.

Thuhet gjithashtu se ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, do të jetë sot në ceremoninë e hapjes së tunelit, i cili do të jetë në funksion të plotë nga ora 10 e paradites.

Sipas të dhënave, mësohet se kanë përfunduar te gjitha punimet dhe nuk ka më rrezik shembjeje në galerinë e brendshme të tij e se rruga është gati për t’u vënë në funksion të transportit të automjeteve.

n.e/NOA

KOMENTE