English

Lajme Shkurt Nga Korça - Kronika

Korçë, nje 23 vjeçare mbyt foshnjen e saj Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë të Korçës, Eftjola Kacorri, beri te ditur se shtetesja Sonila Lumi, 23 vjeç, lindur ne qytetin e Bilishtit dhe banuese në Zemblak të rrethit te Korçës, ka ushtruar sot dhunë ndaj femijes së saj me inicialet K.L, rreth 1 vjeç e gjysëm duke i shkaktuar vdekjen. Sipas dëshmive të bashkëfshatarëve të saj, 23 vjeçarja Lumi, ishte ndarë nga bashkëshorti i saj dhe bashkejetonte me E. Hoxhallin, 23 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Zemblak, me profesion bari i ketij fshati. Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e këtij krimi makabër, por mendohet se kontradiktat me burrin me të cilin bashkejetonte e kane çuar Sonilen në këtë krim që ka shokuar bashkefshatarët e saj. Zedhenesja tha se policia ka shkuar menjehere në vendngjarje dhe ka bere arrestimin ne flagrance te Sonila Lumit, nën akuzen "vrasje me dashje ne rrethana te tjera cilesuese"./B.Fejzulla / Korçe, Policia arreston dy persona per trafikim të qenieve njerezore Policia e Korçës arrestoi rreth orës 17.00 të ditës së sotme shtetasit Kristaq Prifti, 35 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Pendavinj të rrethit të Korçës, i dënuar më parë për vepren penale "vrasje e mbetur ne tentativë" dhe Roland Kuro, 43 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Boboshticë të këtij rrethi. Sipas zëdhënëses së Policisë së Qarktu, arrestimi i ketyre personave eshte bere, pasi të dy, në bashkepunim me njëri tjetrin, kanë trafikuar shtetasen V.SH. 19 vjeç, lindur dhe banuese në fshatin Pojan të rrethit të Korçes. Mësohet se kjo shtetase është trafikuar që para pesë vjetesh, kur ishte ne moshen 14 vjeçare, në shtetin fqinj të Greqisë, ku është shfrytëzuar per ushtrim prostitucioni. Policia dyshon se keta persona kane trafikuar edhe disa femra te tjera po për të njëjtin qëllim. /B. Fejzulla / /s.s./
KOMENTE