English

Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi

Gjirokastër, 21 Maj, NOA – Forcave të policisë së Gjirokastrës u ka mbërritur një telefonatë se në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, konkretisht, në vendin e quajtur Sofratikë, një automjet ka dalë nga rruga.

Menjëherë ato kanë shkuar në vendngjarje ku ka rezultuar se kishte dalë vërtet nga rruga automjeti tip Volksvagen me traga GJ 0100 B, që drejtohej nga 23-vjeçari Arbër Kasma, lindur dhe banues në fshatin Lazarat .

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga, ai është dëmtuar rëndë dhe është transportuar menjëherë për në spitalin e Gjirokastrës, por si pasojë e plagëve të rënda ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Drejtimi i lëvizjes i automjetit ishte nga Jorgucati në drejtim të qytetit Gjirokastër dhe ka dalë në krahun e kundërt të rrugës.

Grupi hetimor ka konstatuar paraprakisht se shkaku i daljes nga rruga ishte lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Ndërsa ai po vazhdon veprimet për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga, materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE