Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mjekësi - Shba - Krijohet Qeliza E Parë Artificiale
English

Mjekësi - Shba - Krijohet Qeliza E Parë Artificiale

UASHINGTON, 21 maj /ATSH-MIA/ - Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilluan me sukses qelizën e parë të gjallë me material sintetik, e bazuar në ADN-në e njeriut. Shkencëtarët e institutit ''Kreg Venter'', pranë Uashingtonit thanë se e krijuan së pari në kompjuter për ta transplantuar më pas në një qelizë pritëse. Mikrobi i ri i krijuar duket dhe sillet si një specie e shumuar normalisht. Kreg Venter, themeluesi dhe presidenti i institutit ku u bë zbulimi deklaroi se ''kjo është hera e parë që prodhohet një qelizë sintetike nga një kromozom sintetik. Kjo është një mënyrë e re sesi t'i bëjmë gjërat në shkencë". Mbështetësit e kësaj teknologjie pohojnë se zbulimi i fundit mund të përdoret në të ardhmen për të prodhuar karburante apo vaksina ose materiale që mund të ndihmojnë për të pastruar mjedisin. Kritikët thonë se nëse kjo teknologji bie në duart e gabuara mund të përdoret për prodhimin e armëve biologjike. Ata shtojnë se rreziku që paraqesin organizmat artificialë ende nuk është kuptuar plotësisht nga shkencëtarët./ a.jor.
KOMENTE