Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Dy peshkatarët e mbytur, u gjendën 50 metra larg bregut të liqenit
English

Policia: Dy peshkatarët e mbytur, u gjendën 50 metra larg bregut të liqenit

Shkodër, 21 maj, NOA Update – Në bashkëpunim edhe me polumbarët e Malit të Zi, dy trupat e peshkatarëve të mbytur në liqenin e Shkodrës, bëhet me dijeni se i gjendën saktësisht në vendin e quajtur “Livadhi i Lukë Smajlit”, rreth 50 metra larg bregut të këtij liqeni.

Lajmi konfirmohet në mënyrë zyrtare për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave, dy të mbyturit janë peshkatarët me emrat Gjovalin Smajli, 40 vjeç dhe Nikolin Shabi, 18 vjeç; që të dy banues në Hot të komunës së Kastratit.

Ekipi hetimor ka bërë me dije se rezultoi që dy peshkatarët kishin dalë për peshkim me varkë, rreth orës 03.00 të ditës së sotme, po për shkak të shiut dhe erës së fortë, kanë gjetur vdekjen në liqen.

Ndërkaq, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

n.e/NOA

KOMENTE