Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh/ Vlorë: Selenica Mes Dy Simboleve, Minierës Dhe Piktorit David Selenicasi
English

Reportazh/ Vlorë: Selenica Mes Dy Simboleve, Minierës Dhe Piktorit David Selenicasi

VLORË, 21 maj/ATSH-H.Koçi/ - Selenica, 30 km në lindje të Vlorës, ngrihet mes shtratit të lumit Vjosë dhe kodrave të Treblovës. Ka një popullsi prej rreth 7000 banorësh. Rreth 50 për qind e saj përbëhet nga vllehët. Të tjerët, janë të ardhur nga zonat përreth, apo më larg. Këtu kanë ndërtuar jetën e tyre. -Dy simbole, të pandashëm nga njeri tjetri- Ilia Bombaj, 49 vjeç, një nga intelektualët e qytetit, tepër i pasionuar pas vendlindjes së vet thotë se, Selenica ka dy simbole: minierën dhe David Selenicasin. Për të, miniera është shprehje e ekzistencës ekonomike e sociale, ndërsa David Selenicasi, simbol i pasurisë shpirtërore, i vlerave dhe traditave të kësaj popullsie me kulturë dhe arsimdashëse. "Ne krenohemi me këto dy simbole. Madje edhe të tjerë duhet të krenohen. Edhe vlonjatët. Të gjithë shqiptarët. Miniera është unikale, më e vjetra në Ballkan dhe më gjerë. Ndërsa Selenicasi është artisti që i dha jetë shkollës shqiptare të pikturës," thotë Ilia. Teksa sjell në bisedë këtë protagonist të pikturës kishtare postbizantine të shekullit XVIII, Bombaj shprehet se David Selenicasi emërtohet shpesh si Leonardo Da Vinçi i Shqipërisë. Për këtë arsye, këto dy simbole selenicarët kujdesen t'i promovojnë. Rreth 16 muaj më parë, sheshi i qytetit pas rikonstruksionit u emërtua "Sheshi David Selenicasi". Për të plotësuar këtë simbolikë, këshilli bashkiak akordoi edhe një fond për ndërtimin e statujës së tij në krye të këtij sheshi. Ilia Bombaj, kryetar i këshillit për dy mandate rradhazi, thotë se, vendimi ka qenë unanim. Afresket e Selenicasit, që, dikur, mbushnin mjediset e brendshme të kishës së Shën Thanasit në kodrën lindore të qytetit, tashmë nuk ekzistojnë më. Ato u shkatërruan në 1967, bashkë me kishën që u shemb nga themelet. Por, David Selenicasi mbeti në bisedat dhe memorien e banorëve, të moshuarve dhe të rinjve që e përcollën atë tek brezat pasardhës. -Selenica, model transformimi- Bombaj, që ka përfunduar studimet në 3 fakultete thotë se, Selenica është e pasur në të gjitha pikëpamjet. Ka njerëz të rrallë e punëtorë, qe e duan jetën dhe vendin ku kanë lindur e jetojnë. Ai thotë se qyteti as nuk mund të krahasohet me pak vite më parë. Gjërat po lëvizin, madje me shpejtësi. Ja, rruga, që e bashkon me Vlorën, është një nga elementët e ndryshimit. Prej dy vjetësh, për 30 minuta selenicarët mund të udhëtojnë drejt qendrës së rrethit, për biznes, për një punë, për një problem. Por edhe vetë pamja e qytetit ka ndryshuar. Sheshi është sistemuar dhe asfaltuar, ka një lulishte në mes, në ballë të të cilës lartohet statuja e David Selenicasit. Në këtë shesh, banorët kalojnë një pjesë të kohës së tyre. Pinë kafe në baret e shumta, shkëmbejnë biseda, por edhe shëtisin në shetitoren e re. Shfaqet një lloj intimiteti në këtë qytet, shkakun e të cilit është vështirë ta përcaktosh. Ndoshta për shkak të dimensioneve gjeografikë, ndoshta për ata shpirtërorë. Selenica duket si një shtëpi e madhe për banorët e vet, që sillen si pjestarë të një familjeje, gjithashtu të madhe. Në qendër të qytetit, pranë lulishtes, spikat busti i Toli Kitës, kryeplakut të njohur të viteve '30-të të shekullit të kaluar, që bëri aq shumë për komunitetin. Në pjesën perëndimore të sheshit ngrihet godina e pallatit të kulturës, në fasadën e të cilës spikat një basoreliev, i realizuar nga skulptori, Ilia Doko. Selenica, ka një shkollë 9 vjeçare dhe një të mesme të përgjithshme, ku mësojnë rreth 600 nxënës. Xha Llazari thotë se i pëlqen vendlindja e tij dhe atë nuk e ndërron me asgjë tjetër. Del paradite nga shtëpia, takohet me bashkëmoshatarë, qëndrojnë në ndonjë lokal, apo në lulishte, konsumojnë kafen dhe bisedat e ditës. Petrit Isufi, Pajtimi, Mihali thonë se Selenica po bëhet gjithnjë e më e mirë. Po shtrohen rrugët, po ndërtohet ujësjellësi. Njerëzit, i janë kthyer punës. -Emigrantët, gurëgdhendës në Mecovo (Greqi)- Rreth 2000 banorë të këtij qyteti, jetojnë në emigracion, kryesisht në Greqi dhe Itali. Në këtë drejtim, ka një kuriozitet. Pjesa më e madhe e tyre, veçanërisht ata vllehë, kanë emigruar në Mecovo, Skiathos dhe Mikono(Greqi), ku në shumicë ushtrojnë profesionin e gurëgdhendësit. Muajt e dimrit ata kthehen për të jetuar në vendlindjen e tyre, ku kanë ndërtuar vila dhe biznese. "Janë më shumë se 200 vila, të ndërtuara gjatë viteve të fundit në Selenicë," thotë kryetari i bashkisë, Ilia Seferi, që ka kandiduar për këtë post si përfaqësues i PBDNJ dhe PD-së. Vilat, që shkëlqejnë në kodër, që qarkon qytetin, në pjesën jugore të tij, përbëjnë edhe një nga simbolet e shndërrimit, që po përjeton Selenica, gjatë këtyre viteve. -Selenica, program investimesh nga qeveria- Kryebashkiaku selenicar thotë se gjatë viteve të fundit Selenica është përfshirë në një program të ngjeshur investimesh të financuara nga qeveria shqiptare. Mes projekteve ka nga ato që as nuk mund të mendoheshin për t'u realizuar, qoftë edhe para dy vjetësh. Infrastruktura rrugore e qytetit, është tërësisht e ndryshuar. Ka përfunduar gjithashtu ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës që lidh qytetin me lagjen e vet periferike, Resulaj, me një gjatësi prej rreth 3 km. Projekti i kësaj rruge me gjerësi deri në 5 metra, pati një kosto financiare prej 62.7 milionë lekësh. Selenicarët thonë se për herë të parë në historinë e qytetit kjo rrugë ka këto përmasa dhe është e asfaltuar. Do të vazhdojë puna për sistemimin dhe asfaltimin e shëtitores, në pjesën e mbetur me gjatësi 150 metra dhe gjerësi 10 metra. Brenda 2-3 muajsh, do të përfundojë edhe një nga segmentet e brendshme të qytetit, që do të plotësojë më tej infrastrukturën e tij. Por, një nga investimet më të rëndësishme është projekti i fazës së dytë të ujësjellësit. Pjesë e tij janë ndërtimi i linjës kryesore me një gjatësi prej 2.5 km dhe i stacionit të pompimit. Në gjendjen aktuale dhe për shkak të teknologjisë dhe amortizimit rreth 30 vjeçar, kjo pjesë e ujësjellësit është shndërruar në një gangrenë për qytetin. Krahas kësaj, Ambasada e Hollandës në Tiranë ka nisur financimin e projektit të sistemit të kanalizimeve me një vlerë të përgjithshme prej 500 mijë euro./ch/
KOMENTE