English

Rrugorët e Tiranës, 600 gjoba në një ditë

Tiranë, 21 maj, NOA – 600 gjoba dhe 11 patenta të hequra, ka qenë bilanci i punës ndëshkimore të forcave të Policisë Rrugore, vetëm gjatë ditës së djeshme në rrugët e kryeqytetit, ndaj drejtuesve të cilët nuk respektojnë aspak rregullat e qarkullimit rrugor.

Shifrat bëhen me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se kontrolle të shumta ata do vazhdojnë të ushtrojnë në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

“Shërbimi i Policisë Rrugore të Tiranës, fton të gjithë drejtuesit e automjeteve, në ndërgjegjësimin e tyre për të zbatuar me përpikëri normat dhe rregullat e Kodit Rrugor”, pohojnë rrugorët, duke kërkuar në këtë mënyrë edhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve për të pakësuar numrin e aksidenteve, e natyrisht, duke ulur kështu numrin e gjobave ndaj tyre.

a.y/NOA

KOMENTE