Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Kombëtarja Mposht 4-0 Përfaqësuesen U-19
English

Sport-Futboll/ Kombëtarja Mposht 4-0 Përfaqësuesen U-19

TIRANË, 21 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Kombëtarja shqiptare e Futbollit zhvilloi pasditen e sotme në Luz të Kavajës një ndeshje miqësore me përfaqësuesen U-19. Sipas burimeve nga ekipi përfaqësues, ndeshja përfundoi 4-0 për ekipin Kombëtar të drejtuar nga Josip Kuzhe, duke treguar një formë të mirë përpara dy miqësoreve ndaj Malit të Zi në Podgoricë në 25 Maj dhe ndaj Andorrës në Tiranë në 2 qershor. Për Kombëtaren shqiptare shënoi golin e parë sulmuesi i Rapidit të Vjenës në Austri, Hamdi Salihi. Ndërsa golin e dytë e shënoi mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila, që shfrytëzoi mjaft mirë një goditje standarde. Në pjesën e dytë ishin sërish lojtarët e drejtuar nga Kuzhe ata që dominuan mbi skuadrën e drejtuar nga Ramadan Shehu. Futbollsti i Laçit, Emiljano Veliaj, që është grumbulluar për herë të parë në Kombëtare nga Kuzhe, shënoi golin e tretë. Ndërsa sulmuesi i Augsburgut në Gjermani, Edmond Kapllani, shënoi golin e katërt, duke vulosur rezultatin në 4-0. Nesër Kombëtarja pritet të zhvillojë dy seanca stërvitore në Luz, një në orën 10:00 paradite dhe një në orën 18:00 pasdite. Ndërsa mesfushori Lorik Cana do të vizitojë në orën 13:30 burgun e Kavajës, ku do të takohet me të dënuarit që vuajnë dënimin aty./s.s./
KOMENTE