Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tuneli në rrugën Durrës-Kukës, qeveria kontradiktore nëse mjetet do të paguajnë
English

Tuneli në rrugën Durrës-Kukës, qeveria kontradiktore nëse mjetet do të paguajnë

Kukës, 21 Maj 2010 NOA – Tuneli i Thirrës, në segmentin Rrëshen –Kalimash, sot është hapur për automjetet me dy sense kalimi deri në hapjen e pjesës tjetër, por nuk dihet me siguri nëse shoferët do të paguajnë për lëvizjen në të.

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi në ceremoninë e çeljes së dytë të tunelit, mohoi që të paktën aktualisht, të aplikohet tarifë përdorimi të rrugës, por burime nga kompania ndërtuese pohuan sot se atje po instalohen aparatura të pagesës së rrugës.

I pyetur se a do të këtë pagesë në tunel?, Olldashi u përgjigj: “Sikurse e patë makinat kaluan pa pagesë. Pagoi ndonjëri nga ju për të kaluar?!”, - por pa sqaruar nëse kjo vlen vetëm tani që tuneli është hapur vetëm në njërin krah apo dhe në vazhdimësi.

Gjithsesi, nga praktika ndërkombëtare, dihet se më së shumti, rrugët ku paguhet kalimi nga automjetet, janë rrugë të dhëna me koncesion.

I pyetur nëse ka parashikime në termat financiarë të përfitimit, Olldashi tha se parashikimet janë bërë në fizibilitetin që u bë përpara ndërtimit të rrugës dhe shtoi: “Ne vjet kemi patur katërfishim të kthimit ekonomik të rrugës, sivjet presim të kemi një kthim akoma më të madh. Pra nuk mund të thuhet parashikimi financiar sepse ai parashikimit që u bë është shumë më i ulët në krahasim më atë që rruga jep çdo ditë”. Në këtë pikë, Olldashi theksoi se “asnjë parashikim nuk i përafrohet sadopak realitetit dhe përfitimit të vërtetë ekonomik që jep kjo rrugë”.

I pyetur sakaq se cilat janë përfitimet konkrete nga lëvizja në këtë rrugë, Olldashi tha: “Përfitimet e para janë të përdoruesve të rrugës, në rend të parë do të vija shkëmbimet njerëzore, janë qytetarët e dy vendeve që përfitojnë të parët, më pas gjithë sektorët kanë përfitimet e tyre ekonomike. Kjo rrugë, sikurse provoi vjet rrëzoi parashikimet edhe të më optimistëve të cilët në fizibilitetet e bëra para ndërtimit të rrugëve parashikonin trafik prej 4 mijë mjetesh në ditë, ndërkohë që ne vjet mbërritëm në gati 13 mijë mjete në ditë. Parashikimet për sivjet janë për rreth 16 mijë mjete”.

Sipas Olldashit, “sigurisht që përfiton shumë turizmi shqiptar, përfitojnë pushuesit që vijnë nga Kosova. Përfitojnë jashtzakonisht shumë prodhuesit bujqësor të Shqipërisë Perëndimore, kam parasysh pellgun e Myzeqesë por edhe fushën e Korçës, prodhimet e të cilëve dalin një muaj para prodhimeve të Kosovës”.

Por Olldashi veçoi edhe se përfitojnë shumë transportuesit, përmendim këtu edhe ata të Maqedonisë. Ndaj ai pohoi se “kjo është dëshmia më e qartë që kjo rrugë nuk është thjesht një rrugë midis Shqipërisë dhe Kosovës por një rrugë që i shërben gjithë rajonit të Ballkanit. Grupi i përfituesve është shumë i madh”.

***

Tuneli i Thirrës ka një një gjatësi 5.6 km. Të gjitha punimet për realizimin e tij janë brënda të gjithë standarteve europiane. Punimet elektromekanike dhe të sistemeve të kontrollit të trafikut janë instaluar dhe integruar plotësisht në një sistem të kontrollit qendror që përfshin 26 ventilatorë të mëdhenj ajrimi, 71 kamera CCTV, sinjalistikën e mesazheve variabël elektronik, një sistem kundër zjarrit në të gjithë tunelin, lokalizimin në mënyrë automatike të tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit, një sistem telefonik në rast emergjence, komunikimin me radio, si dhe ndriçimin normal dhe atë të sigurisë.

Në studimet e fizibilitetit të kryera përpara se rruga të ndërtohej parashikohej një trafik prej 4 mijë mjete në ditë, ndërkohë që vjet arriti kulmin me 12 mijë mjete në ditë. Pritshmëria e trafikut për sivjet është 16 mijë mjete në ditë.

Në fjalën e tij, ministri Olldashi u shpreh se “sot është një ditë shumë e mirë, duke qenë bashkë me pothuajse të gjithë përfaqësuesit e medias të Shqipërisë, po e di që ka shumë e nga Kosova që kanë ardhur në hapjen e Galerisë Jugore të tunelit të Thirrës dhe në vënie në shfrytëzim përsëri të të gjithë segmentit rrugor të Korridorit Milot-Morinë që tani ka filluar të vazhdojë dhe nga Morina drejt Prishtinës dhe Mërdarit”.

r.n/NOA

KOMENTE