Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëm “48 orë film”, nis sot Festivali i Filmit të Shkurtër
English

Vetëm “48 orë film”, nis sot Festivali i Filmit të Shkurtër

Tiranë, 21 maj, NOA /Milena Selimi - Nis sot edicioni i parë i Festivalit të Filmit të Shkurtër në vetëm 48 orë, i cili do të promovohet në kinema Agimi, me prezencën e shumë personaliteteve dhe dashamirësve të filmit. Me këtë synim, organizatorët Robert Aliaj Dragot dhe Andi Tepelena kanë nisur regjistrimet prej dy muajsh.

Tirana, metropoli shqiptar vendoset kështu në qendër të një imazhi filmik, duke e renditur Shqipërinë të dytën në Ballkan pas Greqisë dhe një nga pesë shtetet evropiane që janë pjesëmarrës në këtë event të rëndësishëm të filmit me metrazh të shkurtër.

“48 Hour Film Project” është një fenomen kulturor botëror dhe një institucion internacional, që organizohet në 81 qytete të botës me një sukses të jashtëzakonshëm, duke iu ofruar kineastëve të rinj dhe të talentuar mundësinë për t’u shprehur, duke ju siguruar vizibilitetin botëror dhe lidhje me festivalet më prestigjoze të filmit në botë, si Festivali i Cannes, ku fituesit do të prezantohen në një seksion të veçantë. Festivali do të zhvillohet në Tiranë gjatë muajit Qershor 2010.

Ky aktivitet në fjalë është një fenomen global dhe qysh prej vitit 2001 kur u prezantua në Uashington nga regjisorët Mark Rupert dhe Liz Langston, Festivali i Filmit të Shkurtër “48 orë projekt filmik” do të zhvillohet për herë të parë edhe në vendin tonë.

Në këtë mënyrë, Tirana i bashkohet më 11-13 qershor, në vigjilje të Kampionatit Botëror të Futbollit, 81 vendeve me të zhvilluara të botës. Një ide e sjellë në Shqipëri nga regjisori Robert Aliaj Dragot, pas një këmbëngulje tre-vjeçare me organizatorët e festivalit. Ky i fundit është jo vetëm ideatori, por edhe drejtori i këtij festivali dhe ka treguar gjithashtu se është siguruar me këtë rast edhe mbështetja e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Qendrës Kombëtare të Kinematografisë etj.

“Të bërit film për 48 orë nuk është çudi. Kam patur dy eksperienca, 48 orëshi të jep mundësi të bësh filma të ndryshëm, sigurisht jo në logjikën e një filmi kolektiv me të gjithë elementët. Festivali i Filmit 48 orësh do të përcjellë problematikat shqiptare, jehonën që fenomenet e ndryshme sociale lënë në mendësinë tonë. Në këtë festival do theksojmë problemet tona. Jo vetëm do sjellim suksese, por do të eksportojmë kulturë, do prodhojmë filma që do të eksportohen jashtë dhe do të promovohen në 81 shtete të globit.”- është shprehur Aliaj.

Në këtë festival, do të marrin pjesë artistë shqiptarë kudo që ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë, të cilët të provojnë krijimtarinë dhe punën në grup, duke zhvilluar idetë e tyre kinematografike në një festival filmi.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE