Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlora, stacioni i radhës i aksionit të madh të pastrimit!
English

Vlora, stacioni i radhës i aksionit të madh të pastrimit!

Në kuadrin e nismës “Eagle Mobile, një me natyrën!”

Vlorë, 21 Maj 2010 NOA - Mëse 300 nxënës të shkollës “Ali Demi” në Vlorë i janë bashkuar aksionit të Eagle Mobile “Një me Natyrën”. Të shoqëruar nga drejtues të Eagle, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Mjedisit, të rinjtë kanë ndërmarrë një aksion pastrimi në shëtitoren kryesore të qytetit bregdetar dhe në rrugët dytësore.

Ata janë nisur nga shkolla e tyre dhe e kanë përmbyllur aksionin në lagjen Skelë duke tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve vlonjatë.

“Projekti i madh i Eagle Mobile për mjedisin vazhdon. Jemi sot në Vlorë për të dhënë shembullin tonë dhe për të sensibilizuar në fillim këta të rinj, si dhe të gjithë qytetarët. Falënderojmë Ministritë e Arsimit dhe Mjedisit për mbështetjen e tyre të pakursyer”, - tha Irida Bonati, Drejtore e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Eagle Mobile, e pranishme në këtë aktivitet të radhës në muajin e aksionit për Eagle Mobile.

Ndërsa Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit Fatmir Vejsiu theksoi se “Ky nuk është aksioni i parë. Kemi patur edhe dy bashkëpunime të tjera të suksesshme në Durrës dhe Lezhë. Edhe pas Vlorës ne do të vazhdojmë aksionin edhe në qytete të tjerë për të pastruar mjedisin dhe sensibilizuar qytetarët”.

“Me këtë punë që po bëjmë në Vlorë me Eagle Mobile, ne po kontribuojmë në përgatitjet për turizmin që është edhe elementi kryesor i këtij qyteti” tha drejtori i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Vlorës Petro Kutulla.

Eagle Mobile e ka shpallur vitin 2010 si “Vit të Mjedisit” për kompaninë. Krahas kësaj, projekte të ndryshme si mbjellje pemësh, restaurim parqesh, krijimi i parqe të lojërave për fëmijë dhe fushata sensibilizimi janë ndërmarrë nga kjo kompani.

r.n/NOA

KOMENTE