Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha fton të huajt: Shqipëria, me lehtësira të shkëlqyera për biznesin
English

Berisha fton të huajt: Shqipëria, me lehtësira të shkëlqyera për biznesin

Tiranë, 22 Maj, NOA Update – “Ne kemi thjeshtëzuar regjistrimin e bizneseve në mënyrë elektronike, sikundër kemi thjeshtësuar edhe licencimin e tyre, si edhe lejet e llojeve të ndryshme për investitorët”.

Këto kanë qenë vetëm disa nga lehtësirat për biznesin, që i janë krijuar atij nga qeveria shqiptare kohët e fundit, të cilat kryeministri shqiptar ua paraqiti investitorëve të huaj gjatë një konference rajonale për ekonominë.

“Sikundër, u ndryshua tërësisht edhe kuadri ligjor dhe mund të thuhet se vendi ynë ka aktualisht legjislacionin më të mirë për biznesin”, ka shtuar më pas ai.

“E gjitha kjo, është një histori suksesi dhe revolucion i vërtetë, pasi këto institucione lehtësojnë mjaft punën e bizneseve në Shqipëri”, komentoi kryeministri.

Më tej, ai tha se qeveria që ai drejton është “duke u marrë me investimet direkte të huaja”.

Në fund, shtoi se “është i bindur se Shqipëria do të ketë rritjen më të madhe në rajon” dhe se i mbijetoi cunamit ekonomik-financiar që goditi botën.

n.e/NOA

KOMENTE