Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha:Vullnet Për T'Iu Përgjigjur Kërkesave Të Ps Në Përputhje Me Kushtetutën, Ligjet Dhe Vendimet E Gjykatave
English

Berisha:Vullnet Për T'Iu Përgjigjur Kërkesave Të Ps Në Përputhje Me Kushtetutën, Ligjet Dhe Vendimet E Gjykatave

TIRANË, 22 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se "ka një vendosmëri dhe vullnet të padiskutueshëm që, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e gjykatave të këtij vendi, t'u jepet përgjigje dinjitoze kërkesave të çdo force politike dhe çdo qytetari të Shqipërisë". Pas pjesëmarrjes në konferencën rajonale të Ministrave të Arsimit, Kreu i Qeverisë iu përgjigj interesimit të mediave mbi takimin e Strasburgut , ku u diskutua mbi rrugët për gjetjen e një zgjidhje politike. Kryeministri theksoi se "qeveria, në përputhje me të gjitha përcaktimet kushtetuese e ligjore të vendit, është e gatshme për çdo kompromis normal dhe nuk ka asnjë lloj hezitimi". I pyetur mbi disa nga pikat ku mund të bëjë lëshime maxhoranca, Kreu i Qeverisë u shpreh se "përveç Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve të gjykatave, do të lëshojë në çdo pikë tjetër". Shqipëria, sipas tij, "nuk ka vakum ligjor dhe gjërat janë qartësisht të përcaktuara". "Është shumë e rëndësishme që cilido që dëshiron, të përfitojë nga hapësirat e mëdha që krijojnë ligjet e vendit, Kushtetuta dhe vendimet e tjera. Unë kam besim se kjo do të ndodhë dhe vlerësoj çdo përpjekje të cilitdo që të përfitojë nga ato që garantojnë ligjet", tha Kryeministri Berisha. Sipas tij, "ligji garanton plotësisht dhe tërësisht shqyrtimin nga secila forcë politike të materialit zgjedhor të arkivuar sipas rregullave në arkivë". "Unë kam kam provuar që respektoj me vendosmërinë më të madhe liritë dhe të drejtat e çdo njeriu", tha Kryeministri Berisha, duke iu përgjigjur interesimit të medias. /s.s./
KOMENTE