Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Kushte Të Mira Atmosferike, Lundrim Normal I Mjeteve Detare
English

Durrës: Kushte Të Mira Atmosferike, Lundrim Normal I Mjeteve Detare

DURRËs, 22 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Kushtet e favorshme atmosferike dhe detare si dhe moti i kthjellët do të karakterizojnë sot situatën meteorologjike në rajonin e Durrësit. Burime nga kapiteneria e portit detar bënë të ditur për ATSH-në se tre tragete me udhëtarë dhe kamionë, që mbërritën nga Bari (Itali), po ankorohen njëri pas tjetrit në kalatat e portit më të madh të vendit, ndërsa po sot paradite nga Durrësi drejt Barit do të udhëtojë edhe katamarani "San Guan", i cili ka rifilluar lundrimet vajtje- ardhje brenda ditës dy herë në javë. Era që vazhdon të fryjë e lehtë nga veriu dhe veriperëndimi do të ndikojë në qëndrueshmërinë e kushteve të mira të motit dhe të detit, shtuan burimet e kapitenerisë së portit. Në kalatat portuale ka nisur përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë, ndërsa falë kushteve të mira detare trafiku i mjeteve lundruese parashikohet në hyrje dhe dalje të portit detar të vijojë pa probleme. Sipas burimeve të kapitenerisë, motopeshkatoret e sektorit të Durrësit vazhdojnë gjuetinë nga grykëderdhja e Semanit në jug deri në atë të Bunës në veri./s.s./
KOMENTE