English

Ekon - Be: Sanksione Të Ashpra Kundër Vendeve Që Shkelin Rregullat Financiare

BRUKSEL, 22 maj /ATSH-MIA/ - Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje që do të vendosë sanksione më të ashpra për vendet që shkelin rregullat financiare, me qëllim parandalimin e grumbullimit të borxheve të tepërta, kthimin e besimit të tregjeve financiare dhe vënien nën kontroll të krizëa debitore që po i kanoset euros. Kryetari i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy deklaroi se debati ka treguar qartë konsensusin e gjërë për vendosjen si të sanksioneve financiare, ashtu edhe të atyre politike. Van Rompuy nuk bëri publike këto sanksione duke patur parasysh se përfaqësuesit e qeverive të vendeve anëtare të BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të Komisionit Evropian sapo e kanë filluar punën për ndryshimin e rregullave buxhetore të unionit, që deri tani janë lënë pas dore./ a.jor.
KOMENTE