Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Hapet Qedra E Rehabilitimit Të Përdoruesve Të Drogës
English

Elbasan: Hapet Qedra E Rehabilitimit Të Përdoruesve Të Drogës

ELBASAN, 22 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ -Një qendër e re diagnostifikimi për përdoruesit e drogës është përuruar sot në qytetin e Elbasanit. Kjo qendër synon të zbusë të gjithë fenomenet që lidhen me drogën, ku krahas terapisë jep edhe këshillim në mënyrë që përdoruesit të mos jenë të varur nga droga. Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre, Genci Muçollari, deklaroi për ATSH se " në terapi përfshihet rehabilitimi i të droguarit jo vetëm duke i dhënë metadonin falas, por edhe përmirësimin e marrëdhënieve me familjen, komunitetin, si edhe shmangien e veprave ordinere penale, siç janë vjedhjet më së shumti të kasetofonave, që kryhen nga përdoruesit e drogës. Qendra do të zbusë këtë fenomen, duke kthyer në integrim këto persona. Terapia përfshin shmangien e virusit HIV, pasi një i droguar duke u injektuar me shiringë është i rrezikuar nga hepatiti, ndërsa duke marrë terapinë do të shmangë këtë virus". Qendrën e hapi organizata jofitimprurëse "Aksion Plus", me qendër në Tiranë, e cila ka hapur disa qendra të tjera në Durrës, Vlorë, dhe Korçës. Përdoruesit e drogës do të marrin terapinë përditë deri në momentin që ata ta ndjejnë veten të rehabilituar. Qendra do të trajtojë me metadon falas të gjithë përdoruesit veteranë të drogës së llojit heroinë. Drejtori i Qendrës Spitalore "Xhaferr Kongoli", Pjerin Xhuvani, e ka cilësuar si një risi për qytetin hapjen e kësaj qendre, pasi, sipas tij, do t'u vijë në ndihmë shumë familjeve, të cilat vuajnë nga fëmijët e tyre që përdorin sistematikisht drogën. "Ne si institucion do të mbështetsim me burime njerëzore këtë qendër, me qëllim që të evitojmë në maksimum përdoruesit e drogës në rrethin e Elbasanit", deklaroi Xhuvani. Sipas statistikave jo zyrtare, të marra nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit, por edhe nga Qendra Shëndetësore "Xhafer Kongoli", në Elbasan numërohen rreth 100 përdorues të rregullt të drogës, në rang qarku./ch/
KOMENTE