Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishe Teknike - Indi - Aksidentet Më Të Rënda Ajrore Që Nga Viti 1988
English

Fishe Teknike - Indi - Aksidentet Më Të Rënda Ajrore Që Nga Viti 1988

BOMBEI, 22 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën tetë persona mendohet se i mbijetuan aksidentit të një avioni ''Air India'' që vinte nga Dubai dhe që u rrëzua sot në Mangalore, në jug të Indisë, me 166 persona në bord. Sipas informacioneve tetë persona kanë mundur të shpëtojnë dhe janë dërguar në spital. Avioni, një ''Boeing 737'', që transportonte 160 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua sot rreth orës 01:00 GMT gjatë uljes. Më poshtë vijojnë aksidentet më të rënda ajrore në Indi që nga viti 1988: 19 tetor 1988 - një avion rrëzohet në Ahmedabad duke shkaktuar 124 të vdekur nga 129 persona në bord 14 shkurt 1990 - një avion rrëzohet në Bangalore. Të paktën 92 të vdekur nga 146 persona në bord 16 gusht 1991 - një gabim në pilotim rrëzon një avion në Imphal, 69 të vdekur 26 gusht 1993 - një avion rrëzohet në Aurangabad, 55 të vdekur nga 118 pasagjerë në bord 12 nëntor 1996 - dy avionë, një saudit dhe një kazak përplasen në Nju Delhi, 349 të vdekur nga të dy avionët 17 korrik 2000 - një avion rrëzohet në Patna, 61 të vdekur 22 maj 2010 - Të paktën tetë persona i mbijetuan aksidentit të një avioni ''Air India'' që vinte nga Dubai dhe që u rrëzua në Mangalore, në jug të Indisë, me 166 persona në bord./ a.jor.
KOMENTE