Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Indi-Tragjedia Ajrore - Beogradi Konfirmon, Piloti Ishte Serb
English

Indi-Tragjedia Ajrore - Beogradi Konfirmon, Piloti Ishte Serb

RB BEOGRAD, 22 maj /ATSH-ANSA/ - Piloti i avionit Boeing të kompanisë Air India Express, që u rrëzua mëngjesin e sotëm gjatë uljes në Mangalore, ishte serb dhe një nëpunës i kompanisë serbe Jat Airways, konfirmoi sot zëdhënësi i kompanisë Jat, Zeljka Stojanovic. Stojanovic, cituar nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, deklaroi se piloti Zlatko Glusica punonte prej tre vjetësh në Indi së bashku me 20 pilotë të tjerë të Jat Airways. Për shkak të vështirësive financiare të kompanisë Jat, pilotët serbë kishin nënshkruar në vitin 2006 një marrëveshje me Air India në bazë të së cilës kompania indiane mund të punësonte pilotë serbë të cilët ishin të lirë, për periudha nga gjashtë deri në 12 muaj. Kjo marrëveshje parashikonte njëkohësisht kurse stërvitjeje për pilotët indianë pranë kompanisë serbe Jat, përfshi një bashkëpunim komercial për fluturimet drejt SHBA-së dhe Kanadasë nëpërmjet Beogradit. Në tragjedinë ajrore të Mangalores shpëtuan vetëm tetë persona, ndërsa 158 të tjerë humbën jetën. /e.v/
KOMENTE