Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kroaci - Më Tepër Se 10 000 Persona Përkujtojnë Përvjetorin E Lindjes Së Titos
English

Kroaci - Më Tepër Se 10 000 Persona Përkujtojnë Përvjetorin E Lindjes Së Titos

KUMROVEC, 22 maj /ATSH-AFP/ - Më tepër se 10 000 persona u mblodhën sot në Kumrovec, fshati i lindjes së Josip Broz Titos në veri të Kroacisë, për t'i bërë homazh ish-liderit jugosllav me rastin 118-të vjetorit të lindjes së tij. Ish-luftëtarët antifashistë duhet të jenë krenarë për luftën dhe fitoren e tyre. Kroacia duhet t'u jetë mirënjohëse atyre, sepse ata i bënë të mundur asaj të jetë në krah të fituesve", i deklaroi turmës Tomislav Badovinac, zyrtar i një shoqate përkrahësish të Titos. Admiruesit e Titos, të ardhur nga e gjithë ish-Jugosllavia, por edhe nga Italia, u mblodhën përpara shtëpisë së tij të lindjes, e shndëruar në muze. Shumë prej tyre mbanin në duar foto të Titos ose kishin veshur bluza me fytyrën e tij. "Punëtorë të të gjithë botës, bashkohuni", "Ne i përkasim Titos, Tito na përket neve", shkruhej në parrulla. Në të njëjtën kohë, rreth 150 kundërshtarë të Titos u mblodhën pa incidente në Kumrovec me thirrjen e një partie të vogël të ekstremit të djathtë, për të denoncuar krimet e kryera nga regjimi komunist. Tito (1892-1980), lider i rezistencës ndaj nazistëve dhe i aleatëve të tyre kroatë në Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore, e drejtoi Federatën Jugosllave nga fundi i konfliktit deri në vdekjen e tij në vitin 1980. Ai i shkëputi lidhjet me Stalinin në fund të viteve 1940 dhe ishte një nga themeluesit e Lëvizjes së të paangazhuarve. Dhjetë vjet pas vdekjes së tij, një sërë konfliktesh, që shkaktuan më tepër se 100 000 të vdekur, i dhanë fund federatës jugosllave dhe çuan në pavarësinë e shteteve: Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. /I.Pu.
KOMENTE