Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës
English

Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës

TIRANË, 22 Maj /ATSH- Suada Daci/- Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar me një numër librash të rinj të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Disa prej tyre janë: "Verë e rrezikshme", është romani më i ri i autorit Ernest Heminguej. Është një libër i shkruar për vdekjen nga një 60-vjeçar i fuqishëm që trembej nga vdekja, sepse ishte në prag të saj. Është gjithashtu një tregim i dashur i kthimit në kohët heroike kur ishte i ri dhe në arenat spanjolle mësonte se çfarë ishte jeta. Ky roman është botuar në shtëpinë botuese "Besa", dhe kushton 600 lekë. " Çelësi i Sarës", një roman i shkruar nga autorja Tatiana de Rosney. Ngjarjet e përshkruara në këtë roman flasin për atë çka ndodhi në Francën e pushtuar të vitit 1942, dhe veçanërisht për arrestimin në masë të "Velodrome d'Hiver', që ndodhi në 16 qershor të vitit 1942 në Paris. Është një botim i shtëpisë botuese "Mësonjëtorja" dhe çmimi i tij është 1000 lekë. " Ju flet Tirana", RTSH (kujtime, histori, personazhe) që vijnë nga gazetari Agron Çobani. Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar, ku përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qënë dëshimtar i shumë ngjarjeve ai sjell fakte të papublikuara, analiza interesante dhe refleksione mbi ndodhi tronditëse. Është një botim i shtëpisë botuese "Toena", dhe kushton 1000 lekë. "Perandori", Portat e Romës, titullohet libri i autorit anglez Conn Iggulden, i cili sjell historinë e një djali ambicioz që përballet me sprovën e tij të parë të madhe në jetë, duke u përfshirë në atë konflikt të përgjakshëm për pushtet që i ka vënë ballë për ballë qytetarët e Romës. Ky libër vjen nga shtëpia botuese "Linus" dhe kushton 1100 lekë. /s.s./
KOMENTE