Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarande: Krijohet Dega E Shoqates Shqiptare Te Turizmit
English

Sarande: Krijohet Dega E Shoqates Shqiptare Te Turizmit

SARANDË, 22 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Nga sot, biznesi turistik në qytetin e Sarandës do të ketë degën e vet rajonale të Shoqatës Shqiptare të Turizmit. Bashkim Tola, nënkryetar shoqatës të sapokrijuar, tha sot për ATSH-në se, qëllimi kryesor i saj është mbrojtja e interesave të anëtarëve të vet, si dhe bashkëpunimi me pushtetin vendor. "Tashmë, hotelierët dhe pronarët e restoranteve do të jenë të organizuar në degën e tyre për të diskutuar e zgjidhur problemet që mund të dalin gjatë veprimtarisë turistike", tha Tola, duke theksuar se shoqata përfshin edhe rajonin e Gjirokastrës. Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) është krijuar më 29 prill 2008 si shoqatë e bizneseve turistike dhe bazohet në sektorët e akomodimit, restoranteve dhe agjencive të udhëtimeve. ATA monitoron zhvillimet në Shqipëri, mban lidhje të ngushta me anëtarët dhe ka shkëmbime periodike me institucionet ndërkombëtare të turizmit. /a.ke/
KOMENTE