Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria, mjaft potenciale për investime
English

Shqipëria, mjaft potenciale për investime

Në Shqipëri ju do të gjeni tregun e forcës punëtore më të mirë në Europë. Një treg të ri, të edukuar mirë, shumë punëtor, por gjithashtu më të lirin. Kështu përpara se të mendoni për të vajtur në Kinë, investitorët më mirë te mendojnë të vijnë në Shqipëri, nuk është një treg me 1 bilion njerëz, por është një treg Europian. Është padyshim tregu më i fuqishëm në botë. Ne jemi një vend anëtar i NATO-ss, një vend që po punon fortë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.

Nga Sali Berisha*

“Dua t’ju falënderoj shumë për zgjedhjen tuaj të madhe e të zgjuar, për të mbajtur këtë takim shumë të rëndësishëm ndërkombëtar në Tiranë. Është një privilegj, është një nder. Unë jam thellësisht i bindur se zgjedhja juaj është motivuar së pari nga shpresat se vetë Shqipëria, në këto kohë jo dhe aq shpresëdhënëse, përfaqëson një shpresë, për shkak të rritjes së saj ekonomike, për shkak të performancës së saj në treg, për shkak të entuziazmit të tregjeve.

Qeveria është dhe do të mbetet plotësisht e vendosur, të promovojë dhe garantojë një rritje të qëndrueshme ekonomike, nëpërmjet rritjes së konkurrueshmërisë, produktivitetit, teknologjisë dhe inovacionit.

Të ftuar nga vende të ndryshme të rajonit, dhe nga e gjithë bota, unë shpresoj se gjatë këtyre ditëve ju do të gjeni në Tiranë, ju do të gjeni në Shqipëri, në sipërmarrësit shqiptarë, në sipërmarrësit ndërkombëtar të pranishëm në Shqipëri, kolegët më të mirë për të punuar bashkë. Unë ju sigurojë, se ju do të keni një histori të vërtetë suksesi në këtë vend.

Pse ju ftojë të shikoni dhe të vendosni ëndrrat tuaja në vendin tim? Vendosjen e projekteve tuaja këtu?

Ju ftoj, sepse kjo ekonomi, është bazuar në një princip shumë të fortë. Ajo i rezistoi cunamit të krizës. I rezistoi, jo se nuk është pjesë e ekonomisë globale, ekonomitë e vogla janë me përcaktim hiper-globale, nuk kanë zgjedhje tjetër, i rezistoi sepse është bazuar në principe shumë të forta. Rezistoi sepse implementoi reforma të thella dhe shumë të mëdha.

Javën time të parë në fuqi, vendimi i parë ishte ulja e përgjysmë taksave bizneset e vogla. Kështu, ne vazhduam revolucionin ton fiskal, unë e quaj revolucion. Pse do ta quanit të tillë? Vetëm për të bindur njerëzit e financave. Ne ulëm shumë barrën fiskale në këtë vend. Vendosëm Taksën e Sheshtë duke ulur taksën e korporatës në 10%, takën e të ardhurave personale në 10% dhe kontributet e sigurimeve shoqërore për sipërmarrësit në 15%. Ne thjeshtësuam sistemin tonë fiskal, nga 26 taksa kombëtare në 6 taksa kombëtare. Unë besoj në taksat e ulëta. Kam dëgjuar gjatë krizës, të flitet për bonuse dhe stimulues, bindja ime e thellë është se bonusi dhe stimuluesi më i mirë janë taksat e ulëta.

Studime shumë serioze kanë gjetur se më shumë përfitojnë punonjësit sesa sipërmarrësit nga taksat e ulëta. Për çdo dollar amerikan që ulet taksa e korporatës, ekuivalenti i 64 i shkon punëtorëve. Kjo është arsyeja pse sipërmarrjet globale, kjo është arsyeja pse unë besoj se e ardhmja është në taksa të ulëta. Ne punuam shumë për të përmirësuar klimën, barrën burokratike, duke besuar se për ju nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa koha juaj, ne arritëm t’ia dalim mbanë të shkurtonim kohën e regjistrimit të biznesit, nga 42 ditë dhe koston e 4000 eurove, në një euro dhe 30 minuta. Dhe tani do regjistrimin e plotë online të bizneseve.

Liberalizimi i tregjeve

Ne punuam shumë, ne kemi një Task-force mbi liberalizimin e tregjeve; kemi hequr dy të tretat e licencave dhe lejeve. Një e treta ka mbetur, e kemi qendërzuar në një one-stop shop të licencave dhe lejeve. Një praktikë kjo jo gjithkund e suksesshme, por në vendin time ishte një sukses shumë i madh. Faleminderit një skuadre të rinjsh, këto institucione lehtësuan shumë përpjekjet e bizneseve për implementimin e projekteve të tyre në Shqipëri. Një kuadër i tërë ligjor u ndryshua.

Zonja dhe zotërinj,

Shqipëria ka për momentin një prej ligjeve më të mira mbi koncesionet në partnershipet publike private. Në më pak se tre vjet ne kemi firmosur më shumë se 200 kontrata vetëm për energjinë. Ne patëm një investim në 5 billion euro. E lejon qeverinë të negociojë drejtpërdrejtë, por gjithashtu parandalon dështimin, duke i siguruar meritën atij që vjen i pari me projektin më të mirë. Sigurisht gara është e hapur.

Ne ndryshuam ligje të tjera, ligji i korporatave është i ri, ligji i bankave është ii ri, dhe të gjithë ligjet për tregtinë. Tani po punojmë për një reformë më të thellë për sistemin e inspektoratit. I cili është i vjetër, dhe do të bëhet i ri. Nga 36 inspektorate vendi im ka 11 inspektorate plotësisht elektronik. Por, për të lehtësuar barrën mbi ju, agjencia jonë kombëtare e investimeve të huaja, që është duke u reformuar plotësisht, do të bëj më të mirën për ta bërë atë pothuajse një one-stop shop për ju.

Potencialet hidrike

Unë ju ftoj të konsideroni investimin në Shqipëri. Ky është një vend, jo shumë i madh në hartë, por është një vend me potenciale të jashtëzakonshme. Është një vend për kompanitë e jashtme. Vendi im ka një potencial të jashtëzakonshëm në ujë. Ka nderuar më shumë se 440 hidrocentrale, 36 janë në ndërtim fal këtij ligji, midis tyre projekti më i madh në Europë, kaskada e Devollit. Konsorciumet EVN, Statkraft, Verbund, dhe shumë kompani të tjera po punojnë në Shqipëri. Vendi ka bregdet të gjatë, dhe lartësinë mesatare më ta lartë në Europë. Në disa prej rajoneve të tij, ka platforma natyrale të erës, kjo është arsyeja pse ne kemi licencuar më shumë se 1200 megavat në energji të erës dhe 3200 janë duke u konsideruar. Biomasa dhe burimet e tjera të energjisë janë në proces, ne jemi të hapur për të përfshirë edhe energjinë nukleare dhe po punojmë për të përgatitur kuadrin ligjor.

Shqipëria është e vendosur në një rajon shumë dinamik. Është bindja ime e thellë që së shpejti Europa juglindore do të jetë rajoni me rritje më të shpejtë në kontinent. Por, Shqipëria ndodhet gjithashtu përballë tregut më thithës në Europë, i cili është tregu italian, për sa i përket energjisë. Ja pse, investimet në Shqipëri në mënyrë që të eksportosh energji në Itali, në Pulia, është më mirë se të investosh në Milano, është më afër.

Potencialet turistike

Vendi im ka një potencial shumë të madh turistik, mendoj për momentin një prej më të mëdhenjve në Europë, në botë. Po, 400 kilometra bregdet, më i bukuri në Mesdhe, presin juve për t’u zhvilluar. 94% e tij po pret investimet dhe është i shkëlqyer. Bregdeti i Adriatikut është më ranor, ai i Jonit më shkëmbor. Ujërat janë me të vërtetë të jashtëzakonshëm. Flukset e turistëve vitin e kaluar u rritën më 36%, ne kryesojmë listën e vendeve për sa i përket rritjes së turizmit vitin e kaluar.

Vendi im është plotë me minerale, ne ishim dhe jemi në vendet e para në botë në tregjet e kromit. Depozitat tona në nikel janë edhe më të lartat se ato të kromit. Jemi shumë ta pasur në hekur, nikel etj dhe në këtë vend ka shumë minerale të tjera. Kompani na e gjithë bota, Kanadaja dhe Australia po punojnë në Shqipëri, Kinë dhe vende të tjera. Kështu , duke e konsideruar seriozisht sektorin e minierave në vendin tim me shumë përfitim.

Tregu i forcës punëtore

Në Shqipëri ju do të gjeni tregun e forcës punëtore më të mirë në Europë. Një treg të ri, të edukuar mirë, shumë punëtor, por gjithashtu më të lirin. Kështu përpara se të mendoni për të vajtur në Kinë, investitorët më mirë te mendojnë të vijnë në Shqipëri, nuk është një treg me 1 bilion njerëz, por është një treg Europian. Është padyshim tregu më i fuqishëm në botë. Ne jemi një vend anëtar i NATO-ss, një vend që po punon fortë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.

Këto janë disa nga avantazhet, por unë ju ftoj t’i vendosni ëndrrat tuaja në vendin tim duke ju siguruar se do të keni këtu një mik shumë të çmuar, që qëndron pas përpjekjeve tuaja. Dhe ky mik është qeveria e Shqipërisë.

Shumë faleminderit që me ftuat.

Dhe sërish faleminderit që zgjodhët Tiranën për konferencën tuaj.”

* Fjala e mbajtur sot në konferencën rajonale të SME-ve e takimeve me biznesin (B2B)

KOMENTE