Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Arti i kuzhinës italiane” afrohet në tryezat tuaja
English

“Arti i kuzhinës italiane” afrohet në tryezat tuaja

Tiranë, 24 Maj 2010 NOA - Ne kuader te edicionit te trete te Festivalit Italian ne Shqiperi, i realizuar nga Instituti Italian i Tregtise se Jashtme u organizua ne ambientet e Galerise se Arteve ne Tirane, prezantimi i librit te gastronomise “Arti i Kuzhines Italiane ne Tryezat Tuaja”. Perfaqesues te biznesit, artit, kultures etj ishin te pranishem ne kete prezantim.

Nderoi me pjesëmarrjen e tij Ambasadori Italian ne Tirane Zoti Saba D’Elia. Drejtori i Institutit Italian per Tregtine e Jashtme, Francesco Vitulli, ne fjalen e rastit u shpreh se nismat kane synuar ne forcimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Italisë dhe Shqipërisë, midis dy popujve tanë miq, qe tashme gjenden me pranë njëri-tjetrit si asnjëherë tjetër.

“Natyrisht, qe ne klimën e miqësisë dhe bashkëpunimit kuzhina dhe arti i saj jane nje faktor i rendesishem. Kuzhina italiane ne Shqiperi eshte mjaft e njohur dhe e perhapur…” - theksoi z. Vitulli,”.

Ky liber ne duart e lexuesve, konsumatoreve dhe amvisave shqiptare vjen si nje kontribut per njohjen dhe pervetesimin e artit te kuzhines italiane, pjese e kuzhines se Mesdheut, u shpreh z.Vitulli.

Ai theksoi edhe se këto nisma jane kane nisur rrugetimin e tyre jashte sinoreve te qytetit te Tiranes duke u shtrire ne qytetet e tjera te Shqiperise si Shkoder, Korçe etj.

Ambasadori Italian, Zoti Saba D’Elia, tha se ne kuader te stines se aktiviteteve “Dy popuj, Nje Det, Nje Miqesi” nje vend te rendesishm kane aktivitetet e Institutit Italian per Tregtine e Jashtme dhe ato te Institutit Italian te Kultures, iniciativa keto qe kane kompletuar me se miri spektrin e fushave ku jane shtrire me veprimtari te shumta.

Specialistja e njohur e artit te kuzhines dhe medias, Tefta Pajenga ne fjalën e saj evidentoi vlerat e veçanta dhe utilitare te ketij libri.

r.n/NOA

KOMENTE