Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dyqan seksi në Bahreinin mysliman, vibratorët i shet një grua me perçe
English

Dyqan seksi në Bahreinin mysliman, vibratorët i shet një grua me perçe

Bahrein, 23 maj, NOA – Eshtë hapur në Bahrein dhe ndoshta në të gjitha vendet arabe, i pari dyqan i seksit, i cili menaxhohet nga një grua me perçe.

Ky dyqan është hapur pasi pronari i tij, Khadija Ahmedi, kishte nisur tashmë një faqe interneti për porosi me postë për një dyqan në Manama, i cili ka si detyrë kryesore të ndihmojë çiftet e martuara që janë "në krizë".

"Pse bashkëshortët duhet të kërkojnë diku tjetër për gjërat që ju nevojiten? Kjo është arsyeja pse e hapa dyqanin tim, që të jetë në shërbim të çifteve të martuara, duke e bërë jetën e tyre seksuale edhe më emocionuese”, tha Khadija, veshur me perçe tradicionale myslimane.

Dhe duke mbajtur atë në fytyrë, asaj i duhet të shesë të brendshme me dantella të zeza, të kuqe, kremëra, vibratorë apo edhe revista dhe video filmash pornografikë.

"Nuk ka asgjë në Islam të cilat e ndalojnë kënaqësinë seksuale. Pyesni çdo fe dhe do t’ua konfirmojë këtë", sqaron Khadija.

n.e/NOA

KOMENTE