Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gazsjellësi Tap/ Edhe E.On Ruhrgas Bashkon Aksionet Me Egl Dhe Statoil
English

Gazsjellësi Tap/ Edhe "E.On Ruhrgas" Bashkon Aksionet Me "Egl" Dhe "Statoil"

TIRANE, 23 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Projekti i gazsjellësit të ri Trans Adriatic Pipeline (TAP), që pritet të furnizojë Evropën me gaz, që do të kalojë edhe në territorin shqiptar përmes ujërave të Adriatikut, ka aksionerin më të ri, "E.ON Ruhrgas", krahas kompanive Statoil dhe EGL. Burime zyrtare të TAP-it kanë njoftuar së fundi ndarjen e kapitalit te bashkuar me 15% te projektit me "E.ON Ruhrgas". Kështu, struktura e re e aksionereve te projektit TAP tani perfshin EGL me 42.5% te aksioneve, Statoil me 42.5% dhe partnerin e ri E.ON Ruhrgas me 15% te aksioneve. Në web-in zyrtar të TAP-it mësohet se gazsjellësi me gjatësi 520 kilometra do të nisë në Greqi, afër Thessalonikit, përmes ujërave shqiptare të Adriatikut dhe do të kalojë në Itali, afër Brindisit që të lejojë gazin të rrjedhë nga gjiri Kaspian dhe Lindja e Mesme në tregun evropian. Projekti i gazsjellësit për Shqipërinë, i referohet marrëveshjes ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, e lidhur në 10 mars 2009 për integrimin e sistemeve të gazit natyral. Ekspertë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, vlerësojnë gazsjellësin TAP si të një rëndësie të lartë strategjike në furnizimin e Shqipërisë me gaz si dhe Bashkimin Evropian. Në fillim të javës, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti nënshkroi një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me drejtues të TAP (Trans Adriatic Pipeline) AG për projektin e gazsjellësit në Shqipëri, ku përcaktohen hapat që do të ndiqen nga të dy palët për zbatimin e projektit të gazsjellësit për Shqipërinë, sipas marrëveshjes ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë të 10 mars 2009 për integrimin e sistemeve me gazin natyral. Sipas memorandumit, palët janë angazhuar që të ndërmarrin një sërë hapash për çuarjen përpara të projektit TAP. Kështu METE do të përgatisë me ndihmën e TAP, një ose më shumë projekt memorandume mirëkuptimi për hyrjen e gazsjellësit nga Shqipëria dhe Greqia. Duke pasur parasysh se investimi përfundimtar lidhur me projektin TAP parashikohet në vitin 2011, palët angazhohen nëpërmjet memorandumit se do të punojnë së bashku në të ardhmen, në mënyrë që ky afat i parashikuar të respektohet si dhe të fitohet mbështetja politike e secilit prej shteteve që marrin pjesë në projekt. Së fundi u bë e ditur se kompanitë Statoil dhe EGL kanë ndarë kapitalin e bashkuar me 15% te projektit tek kompania E.ON Ruhrgas. Struktura e re e aksionereve te projektit TAP tani perfshin EGL me 42.5% te aksioneve, Statoil me 42.5% dhe partnerin e ri E.ON Ruhrgas me 15% te aksioneve. Sipas njoftimit zyrtar, "kjo është një lëvizje strategjike dhe një hap i rëndësishëm për realizimin e projektit TAP. E.ON Ruhrgas ka një histori të gjatë në zhvillimin e suskseshëm të projekteve të gazit në sektorët e nëntokës dhe mbitokës, sjell njohuri dhe ekspertizë shtesë që do ta fuqizojë më tej projektin TAP. Ky projekt është akoma i hapur për partnere të tjerë për t'iu bashkuar projektit". Ndërkaq, qeveria shqiptare së bashku me institucionet Greke dhe Italiane pritet të nisin punën për ngritjen e një komisioni tre-palësh ndërqeveritar, që do të shërbejë si forum i përbashkët i 3 shteteve për të arritur në realizimin e projektit TAP./n.m/
KOMENTE