Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë - Të Paktën 32 Viktima Nga Përplasja E Një Kamioni Me Një Autobus
English

Kinë - Të Paktën 32 Viktima Nga Përplasja E Një Kamioni Me Një Autobus

PEKIN, 23 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 32 persona mbetën të vdekur nga përplasja e një autobusi pasagjerësh me një kamion që po udhëtonte me shpejtësi të lartë në sensin e kundërt të rrugës, në Fuksin, në verilindje të Kinës, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua, e cila citonte burime policore. Agjencia shtoi se mbi 21 persona kishin mbetur të plagosur nga përplasja dhe janë dërguar menjëherë nëpër spitale. Tre personat të cilët ndodheshin në kamion dhe 28 pasagjerët e autobusit mbetën të vdekur nga përplasja, ndërsa një tjetër pasagjer humbi jetën në spital. Autostradat në Kinë paraqesin rrezikshmërinë më të lartë në botë, rreth 73.500 persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2008, sipas statistikave të policisë./ /i.p/
KOMENTE