Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakrohet në grabitje një taksist në Durrës, policia hidhet në ndjekje e kap të dyshuarin
English

Masakrohet në grabitje një taksist në Durrës, policia hidhet në ndjekje e kap të dyshuarin

Durrës, 23 Maj 2010 NOA - Vlerësohet si e rëndë nga shërbimet e Policisë një ngjarje me armë zjarri e ndodhur mbrëmë në Durrës. Drejtori Policisë së Qarkut Durrës, Drejtues Aleks Hajdari i tha agjencisë NOA se masat e menjëhershme të ndërmarra për zbardhjen e saj çuan para pak minutash në identifikimin, kapjen e arrestimin në flagrancë brenda 24-orëshit të autorit të dyshuar të saj.

Arrestimi në flagrancë i 22 vjeçarit Mikel Shaqja, lindur e banues në lagjen “Popullore” Shijak Durrës, i padënuar më parë u bë sot në vijim të hetimeve të kryera nga strukturat e Policisë pasi dyshohet të jetë autor i ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur një taksist.

Krimi

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22.45, në afërsi të Spitalit Nr.2 Tiranë. I dyshuari Mikel Shaqja është paraqitur si pasagjer dhe i ka kërkuar shtetasit N. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili ofronte shërbim Taksi me autoveturën tip “Benz” me targa TR 1196 J, që ta transportonte deri në Plepa Durrës.

Drejtuesi i autoveturës e ka sjellë deri në Plepa dhe këtu pasagjeri i tij ka paraqitur pretendim se i duhej të shkonte edhe diku tjetër dhe kështu ka devijuar drejtimin e lëvizjes.

Në momentin kur pasagjeri e ka drejtuar drejt një rrugice të pandriçuar në Kodër Arapaj, Komuna Rrashbull Durrës, i dyshuari ka nxjerrë një armë zjarri dhe duke e kanosur me të i ka kërkuar shoferit të zbresë.

Pasi ka hasur në rezistencën e drejtuesit të autoveturës, Mikel Shaqja ka qëlluar me armë zjarri duke e goditur dy herë në këmbë këtë të fundit dhe pasi ka grabitur mjetin dhe telefonin celular, është larguar.

Aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet

Pas njoftimit të bërë në Polici nga i dëmtuari, në vend kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat fillimisht kanë bërë transportin e 48-vjeçarit N.S. për në Spitalin e Durrësit me qellim dhënien e ndihmës së parë. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë në Qark si dhe janë marrë masa për kontrollin e akseve rrugore me rrethet fqinjë.

Brenda një kohe të shkurtër është bërë i mundur konstatimi i mjetit të vjedhur i cili ishte braktisur nga autori në vendin e quajtur Katër Rrugët e Shijakut.

Në sajë të hetimeve të kryera mbi zbardhjen e kësaj ngjarje u identifikua si autor i saj 22-vjeçari Mikel Shyqja.

Kapja e tij u realizua rreth orës 16.00 në qytetin e Shijakut dhe ndërhyrja e shërbimeve të Policisë konsiderohet profesionale duke pasur parasysh faktin se Mikel Shaqja ishte i armatosur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e kalibrit 9 mm, automjeti si dhe telefoni celular i vjedhur.

Policia tha se u kryen veprimet procedurale lidhur me këtë ngjarje dhe materialet për veprat penale të plagosjes së rëndë me dashje, vjedhjes me armë dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake do ti kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

r.n/NOA

KOMENTE