English

Bojaxhi : Ndërtimet Pa Leje, Fillon Pastrimi I Rivierës Nga Ksamili Në Himarë

-Konfirmoi për ATSH-në Kreu i Inspektoriatit të Policisë Ndërtimore, Gjergj Bojaxhiu- TIRANË, 24 Maj/ATSH-Mira Shkurta/ - Kreu i Inspektoriatit të Policisë Ndërtimore, Gjergj Bojaxhi, pohoi për ATSH-në, se që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare në jug të vendit .Sipas tij , prishja e ndërtimeve pa leje ka nisur fillimisht në Ksamil.. Operacioni i Policisë Ndërtimore, i drejtuar nga kreu i Inspektoriatit, Gjergj Bojaxhi, ka projektuar të prishë të paktën 200 ndërtime të ngritura pa leje në zonën e Ksamilit, për të vijuar më pas në zona të tjera të Rivierës.të ngritura pa leje buzë bregdetit. Sipas kreut të Ndërtimores, aktualisht në Ksamil janë prishuar 10 ndërtime pa leje, të shpërndara këto në të gjithë zonën, ku numërohen mbi 200 të tilla, të ndërtuara pas daljes së ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje./s.s./
KOMENTE