English

Clinton: Kina Dhe Shba Duhet Të Punojnë Sëbashku Për Kapërcimin E Krizës Në Gadishullin Korean

PEKIN, 24 maj /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton uroi sot në Pekin që Kina dhe SHBA-ja të punojnë sëbashku për kapërcimin e krizës në gadishullin korean, pas sulmit të një anijeje koreanojugore nga Pheniani. "Koreja e Veriut është një çështje shqetësuese urgjente'', theksoi Clinton, në hapjen e takimit të nivelit të lartë sino-amerikan. "Vitin e kaluar ne punuam sëbashku për votimin dhe krijimin e një rezolute të fortë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së (...) ndërsa sot ne po përballemi me sfida të reja'', shtoi shefja e Diplomacisë amerikane. "Ne duhet të vazhdojmë të punojmë sëbashku për t'i bërë ballë kësaj sfide (...) në kuadër të paqes dhe stabilitetit në gadishullin korean'', nënvizoi ajo. SHBA-ja dënoi ashpër Korenë e Veriut pas përfundimit të një hetimi ndërkombëtar duke akuzuar Phenianin për mbytjen e një anijeje koreanojugore më 26 mars ku si pasojë humbën jetën të paktën 46 marinsa koreanojugor./ /ec/
KOMENTE