Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Mot I Paqëndrueshëm, Kushte Të Mira Detare
English

Durrës: Mot I Paqëndrueshëm, Kushte Të Mira Detare

DURRËs, 24 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Sot në rajonin detar të Durrësit do të mbizotëroje moti i paqëndrueshëm, ndërsa kushtet detare të favorshme do të mundësojnë lundrimin normal të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Tre tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, janë ankoruar në kalatat përkatëse në orët e para të mëngjesit, ndërsa do të vijojnë lundrimet e katamaranit San Guan, i cili udhëton brenda ditës në linjën Durrës- Bari e kthim. Mbi 35 motopeshkatore janë nisur nga poti detar i Durrësit në gjueti në zonën detare nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri, thanë burimet e kapitenerisë. Përpunimi i mallrave nga anijet tregtare nuk është ndërprerë as ditën e dielë, ndërsa sot pritet të ankorohen në kalata edhe dy anije të tjera me kontejnerë. Era vazhdon të fryjë e lehtë nga veriperëndimi, duke ndikuar në përmirësimin e kushteve atmosferike. Ndërkaq temperaturat e ajrit vazhdojnë të jenë nën mesataren stinore, përfunduan burimet e kapitenerisë së portit më të madh të vendit./s.s./
KOMENTE