English

Edhe 100 herë të tjera në grevë

Edhe 100 herë po të ktheheshim mbrapa, mendoj të 200 vetat që ishim, të 200 do të ishim futur edhe 100 herë të tjera në grevë. Kjo sepse ne besuam tek kauza, ne besuam tek fitorja jonë

Nga Blendi Klosi*

Unë do të doja të thoja vetëm diçka më shumë. Edhe 100 herë po të ktheheshim mbrapa, mendoj të 200 vetat që ishim, të 200 do të ishim futur edhe 100 herë të tjera në grevë. Kjo sepse ne besuam tek kauza, ne besuam tek fitorja jonë. Ne u futëm në grevë për një çështje të madhe, prandaj unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që u bashkuan me grevën, të gjithë ata të cilët ishin aty me ne, dhe ata që na mbështetën.

Dhe një falënderim i veçantë i shkon aleatëve të kësaj greve, aleatëve të PS, sepse edhe ata u bashkuan jo me emra të përveçëm, por u bashkuan me idealin e grevës së urisë.

Dhe për ta mbyllur duke parë atë librin mu kujtua që na e dhanë në fillim dhe aty do të shkruanim gjithsecili nga ne historitë tona gjatë grevës.

Por po të shikosh faqet e atij libri janë bosh sepse asnjëri nga ne nuk shkruajti për veten e tij, asnjëri nga ne nuk donte të ishte pjesë e historisë, sepse të gjithë që ishin aty në grevë, paçka se tani kemi dalë me rrobat që janë një numër apo dy numër më të mëdhaja, sepse jemi tretur pak në peshë, e ndjejmë veten shumë të ri dhe prandaj nuk shkruajtëm në atë libër, sepse ne jemi të gatshëm për aksione të tjera, ne jemi të gatshëm për ta vazhduar rrugën tonë. Lufta jonë dhe jeta jonë tani ka filluar, jetë e vërtetë politike.

(*) Fjala e deputetit Blendi Klosi në aktivitetin e sotëm, qëndrimet janë personale

KOMENTE