Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata pushon padinë e Ramës për Berishën
English

Gjykata pushon padinë e Ramës për Berishën

Tiranë, 24 maj, NOA – Akuzat e Aneta Ramës, nënës së Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ndaj Kryeministri Sali Berisha “nuk kanë elementë të veprës penale”.

Ky është vendimi që ka marrë sot Gjykata e Lartë, duke e pushuar dosjen në lidhje me padinë që Aneta Rama ka bërë ndaj Berishës për shpifje.

Gjyqtarja Arjana Fullani e cila ka qenë drejtuesja e Kolegjit Penal, ka argumentuar se në rastin në fjalë nuk kemi të bëjnë me vepror penale dhe cenim të dinjitetit, siç shprehej Aneta Ramë në padinë e saj.

“Pasi ka dëgjuar palët e paraqitura në gjykatë Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë duke arsyetuar se; “vepra penale e pretenduar nga ankuesja Aneta Rama, nuk i kundërdrejtohet asaj”, në bazë të nenit 290 - 291 të Kodit të Proçedurës Penale, vendosi: “Mosfillimin e proçedimit penal ndaj shtetatit Sali Berisha për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht, të parashikuar në nenin 120/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në dëm të kërkueses Aneta Rama”’, thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës së Lartë.

Akuza e Aneta Ramës bazohej në deklaratat publike që Kryeministri Sali Berisha ka bërë kundër Kryetarit të PS-së, Edi Rama. Akuzat janë bërë gjatë fushatës elektorale, por edhe në Kuvend, në momentet e para të bojkotit të Partisë Socialiste.

Sipas akuzueses, Berisha ka fyer dhe ka shpifur ndaj familjes dhe ndaj djalit të saj.

m.xh/NOA

KOMENTE