English

Greqi - Selanik - Sulme Me Molotov Para Universitetit Aristoteli

ATHINË, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Disa incidente u regjistruan sot para Universitetit Aristoteli në Selanik, ku disa dhjetëra të rinj sulmuan me molotov dhe i vunë zjarrin koshave të mbeturinave. Sipas medias vendase, ekstremistët i kanë vënë zjarrin edhe disa automjeteve të parkuara aty pranë dhe u larguan para mbërritjes së policisë. /e.v/
KOMENTE