Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grupi i së Drejtës Ndërkombëtare: Të respektohen minoritetet
English

Grupi i së Drejtës Ndërkombëtare: Të respektohen minoritetet

Prishtinë, 24 Maj, NOA - Kosova ka bërë progres të dukshëm lidhur me trajtimin e problemeve të minoriteteve, ndërsa është një nga vendet me ligjet dhe strategjitë më të mira për mbrojtjen e të drejtave e tyre.

Një fakt i tillë është pohuar nga Grupi i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Politikave (PILPG), ku theksohet se gjithsesi, vënia në zbatim i këtyre dokumenteve mbetet një ndër sfidat kryesore të shtetit më të ri të Evropës.

Konkretisht, ish-diplomati amerikan, James Hooper, theksoi se “është koha për më shumë zbatim, pasi Kushtetuta ekziston, ligjet janë shkruar, studimet janë përgatitur, planet e veprimit janë të cilësisë shumë të lartë, por ka nevojë për një zbatim më të qëndrueshëm nga autoritetet, në mënyrë që të ketë më shumë progres në trajtimin e komuniteteve”.

“Ne rekomandojmë që autoritetet të marrin një qëndrim më të balancuar nga ai që ekziston tani, në shpërndarjen e resurseve ndërmjet pakicave minoritare serbe dhe joserbe”, u shpreh Hooper. Më pas, Grupi i së Drejtës Ndërkombëtare dhe i Politikave theksoi po ashtu rëndësinë e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

n.e/NOA

KOMENTE