Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Indi - Vazhdojnë Kërkimet Për Gjetjen E Kutisë Tjetër Të Zezë
English

Indi - Vazhdojnë Kërkimet Për Gjetjen E Kutisë Tjetër Të Zezë

MANGALORE, 24 maj /ATSH-AFP/ - Hetuesit vazhdojnë edhe sot kërkimet për gjetjen e kutisë tjetër të zezë të avionit të kompanisë "Air India", element i domosdoshëm për të kuptuar përse u aksidentua avioni të shtunën në Mangalore, në jug të Indisë, duke shkaktuar 158 të vdekur. Kutia e regjistrimit të bisedave në kabinën e pilotëve u gjet dje në mbrëmje, njoftoi një zëdhënës i kompanisë, por kërkimet vazhdojnë për gjetjen e kutisë së zezë që përmban parametrat e fluturimit. Avioni i "Air India Express", degë e "Air India", që vinte nga Dubai, me 160 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, doli nga pista të shtunën në agim për një arsye të panjohur dhe ndaloi në një zonë me bimësi përpara se të merrte flakë. Tetë pasagjerë mbijetuan nga katastrofa, më e rënda që prej 14 vjetëve në Indi. Trupat e 158 personave janë gjetur, por testet e ADN-së vazhdojnë për 12 prej tyre për të kryer identifikimin. Të gjithë pasagjerët ishin me kombësi indiane. Sipas shefit të autoriteteve aeroportuale indiane, V.P. Agrawal, piloti nuk ka dërguar asnjë sinjal për ndihmë që sugjeronte një problem teknik të aeroplanit pak përpara tragjedisë. Në zonën e aksidentit, e rrethuar me kordonë sigurie, hetuesit vazhdojnë kërkimet në trupin e avionit, njoftoi një fotoreporter i AFP-së. Ministri i aviacionit civil, Praful Patel, theksoi se piloti, i cili ishte "me shumë përvojë", ishte mësuar me këtë pistë uljeje në të cilën e kishte ulur avionin e tij pa problem më tepër se 20 herë. Patel, i cili theksoi se është shumë herët për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, sugjeroi që madhësia e zonës së sigurisë rreth pistës, më e vogël se në aeroportet e tjerë, mund të ketë kontribuar në tragjedi. /I.Pu.
KOMENTE