Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kisha Italiane: Italia Po Shkon Drejt Një Vetëvrasjeje Të Ngadaltë Demografike
English

Kisha Italiane: Italia Po Shkon Drejt Një Vetëvrasjeje Të Ngadaltë Demografike

ROMË, 24 maj /ATSH-AFP/ - Italia po shkon drejt një vetëvrasjeje të ngadaltë demografike pasi familjet në këtë vend kanë shumë më pak fëmijë, tha sot presidenti i Konferencës Episkopale Italiane, kardinali Angelo Bagnasco në hapjen e asamblesë së përgjithshme të peshkopëve italianë. "Italia po drejtohet drejt një vetëvrasjeje të ngadaltë demografike pasi më shumë se gjysma e familjeve italiane nuk kanë fëmijë dhe shumë të tjerë kanë vetëm një fëmijë, disa të tjerë dy dhe vetëm 5,1 për qind e familjeve kanë tre fëmijë ose më shumë fëmijë'', shprehu keqardhje kardinali. "Ne kemi nevojë për një politikë të kthyer drejt fëmijëve (...) dhe ne do të insistojmë tek zyrtarët publikë me qëllim që të marrin masa urgjente dhe të vendosura'', shtoi kardinali ndërkohë që Italia po kalon një periudhë të vështirë ekonomike. Bagnasco përmendi gjithashtu skandalet e pedofilisë duke siguruar se kisha do të bëjë gjithçka për të merituar besimin e besimtarëve dhe në mënyrë të veçantë të prindërve./ /ec/ a.jor.
KOMENTE