Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kore E Veriut - Obama: Mjaft Me Akte Luftarake
English

Kore E Veriut - Obama: Mjaft Me Akte Luftarake

UASHINGTON, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti amerikan Barak Obama i ka kërkuar Koresë së Veriut t'i japë fund "sjelljes së saj luftarake dhe kërcënuese dhe të kërkojë falje për sulmin e saj". "Ne aprovojmë kërkesën e presidentit Lee (të Koresë së Jugut) se Koreja e Veriut duhet të kërkojë menjëherë falje dhe të dënojë përgjegjësit e sulmit dhe ç'është më e rëndësishme, t'i japë fund sjelljes së saj luftarake dhe kërcënuese", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs. "Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Koresë së Jugut është e qartë dhe presidenti i ka urdhëruar komandantët e tij ushtarakë të koordinohen ngushtë me homologët e tyre koreanojugorë për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar akte agresive në të ardhmen", deklaroi Gibbs. Obama është shprehur në një komunikatë se masat e vendosura nga Koreja e Jugut për Veriun, pas fundosjes së anijes luftarake Cheonan, "janë plotësisht të përshtatshme dhe se Seuli për vetëmbrojtje mund të vazhdojë të ketë besim në mbështetjen e plotë dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara". Disa orë më parë Koreja e Jugut njoftoi se do t'i kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vendosë sanksione kundër Koresë së Veriut për sulmin dhe fundosjen e anijes luftarake Cheonan. /e.v/
KOMENTE