Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koshtunica e zyrtarë serbë, pa leje në Kosovë
English

Koshtunica e zyrtarë serbë, pa leje në Kosovë

Mitrovicë, 24 Maj, NOA – Ish-kryeministri serb, Vojislav Koshtunica, ka vizituar pa leje Mitrovicën, duke treguar në këtë mënyrë se veriu i Kosovës është totalisht jashtë kontrollit të autoriteteve.

Lajmi është konfirmuar nga mediat kosovare, sipas të cilave, kanë qenë edhe disa politikanë të tjerë serbë të cilët kanë vizituar ditën e djeshme Mitrovicën dhe Zveçanin.

Konkretisht, lideri i partisë DSS (Partia Demokratike Serbe) ka qëndruar në Kosovë pa marrë leje nga asnjë institucion i këtij vendi, ndërsa bëhet me dijeni se ka vizituar disa vendbanime me shumicë serbe.

Ndërkaq, të hënën pritet të marrë pjesë në një miting parazgjedhor për partinë e tij, që garon në zgjedhjet për komunën e Mitrovicës, të organizuara nga shteti serb, e që pritet të mbahen më 30 maj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka ka thënë në lidhje me një fakt të tillë se institucioni që ai përfaqëson, nuk ka qenë i informuar për këtë vizitë, të ndonjë delegacioni apo të ndonjë zyrtari nga Serbia.

"Ne kemi informacione se ai ka ardhur në Kosovë, por ka hyrë te porta 1, ku ne nuk kemi kompetenca", ka thënë ai, duke shtuar se kompetencat në portat 1 dhe 31 i ka EULEX-i.

n.e/NOA

KOMENTE