English

Kosovë- Beqaj Në Bruksel, Takime Në Komisionin Evropian

PRISHTINË, 24 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, u nis sot në Bruksel, ku gjatë dy ditëve 25 dhe 26 maj, do të ketë takime në Komisionin Evropian. Zyra e shtypit e Ministrisë së Integrimit njoftonte se ministri Beqaj do të ketë një takim të veçantë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Stefan Fyle, ku do të diskutojë për rezultatet e deritanishme në procesin e integrimit dhe realizimin e objektivave dhe prioriteteve te Qeverisë së Kosovës në këtë proces. Ministri Beqaj do të takohet me drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel dhe me njësinë për Kosovën në kuadër te Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin të KE, me Ambasadorin Luc Liebaut, në Ministrinë e Jashtme të Belgjikës, të ngarkuarin me Evropën Juglindore dhe me Philip David, Sekretar Shteti për marrëdhënie me BE-në në këtë ministri. Ministri Beqaj do të marrë pjesë edhe në dy takime sektoriale në kuadër të dialogut te procesit të stabilizim asocimit./s.s./
KOMENTE