Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Feith Nis Nje Vizite Ne Shba: Eshte Bere Progres, Por Reforma Duhet Te Vazhdoje
English

Kosove - Feith Nis Nje Vizite Ne Shba: Eshte Bere Progres, Por Reforma Duhet Te Vazhdoje

NË PRISHTINË, 24 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kosova ka bërë progres, por reformat duhet të vazhdojnë, tha Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, i cili filloi sot një vizitë katërditore në Shtetet e Bashkuara për t'u konsultuar me institucionet dhe palët e interesuara kryesore në Washington DC. Feith, siç bën të ditur zyra e tij, do t'i njoftojë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në Departamentin e Shtetit, në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Këshillin për Siguri Kombëtare, për zbatimin e mandatit të ICO-së. Po ashtu, Feith do ta mbajë nesër një fjalim në Institutin për Paqe të Shteteve të Bashkuara. "U jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara për përkrahjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që i kanë dhënë popullit të Kosovës, përfshirë punës së Zyrës Civile Ndërkombëtare. Jemi krenarë që kemi personelin amerikan dhe evropian, i cili punon së bashku në mision dhe çmojmë përkushtimin dhe kontributin e tyre", tha Feith. "Është e qartë se ka shumë progres për t'u raportuar që nga vizita ime e fundit në Washington në vitin 2008. Unë po ashtu do të nënvizoj nevojën për përqendrim të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të saj ndërkombëtar në reformat e nevojshme", shtoi ai. Feith vlerëson se "populli dhe Qeveria e Kosovës janë të përkushtuar në ecjen drejt strukturave evropiane dhe atlantike dhe këtë përpjekje më së miri mund ta shtyjmë duke u dhënë përkrahje reformave". "Kemi parë hapa të rëndësishëm që janë ndërmarrë në decentralizim dhe në themelimin e Gjykatës Kushtetuese. Sfida tani është që të sigurohet që qeverisja e mirë dhe respektimi i të drejtave, veçanërisht ato të komuniteteve joshumicë, të bëhen tipare të palëkundshme dhe të pakthyeshme të Republikës së Kosovës", theksoi Fith. /a.ke/
KOMENTE