English

Kosovë - Kryeparlamentari Krasniqi Vizitë Zyrtare Në Kuvajt

PRISHTINË, 24 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, u nis sot për një vizitë zyrtare tre ditore në Kuvajt, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Shkëlqesisë së Tij, Jassim Mohammad Al-Kharafi, Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit të Kosovës, përveç takimit me homologun e tij Jassim Mohammad Al-Kharafi, kryeparlamentari Krasniqi pritet të takohet edhe me Kryeministrin e Kuvajtit, Shkëlqesinë e Tij Sheik Naser Al Mohammad-Al-Ahmad Al-Sabah, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Kuvajtit./s.s./
KOMENTE