Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Sejdiu: 24 Maji- Dita E Presidentit, Simbolike Shteterore
English

Kosove - Sejdiu: 24 Maji- Dita E Presidentit, Simbolike Shteterore

E PRISHTINË, 24 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Është shënuar sot 24 Maji - Dita e Presidentit, si një ditë e simbolikës shtetërore në Republikën e Kosovës. Në pritjet e urimeve për këtë ditë, Presidenti Fatmir Sejdiu ka theksuar se "Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, 24 Maji, lidhet me një datë shumë të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës, me 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para të lira për Presidentin e Republikës së Kosovës, në të cilat fituesi doli Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova". Po ashtu, Sejdiu tha se kjo ditë, përveç që shënon ditën e postit më të lartë të shtetit, simbolizon mbrojtjen, unitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit. "Kjo është ditë e simbolikës shtetërore në Republikën e Kosovës, ashtu siç i kanë në traditën e tyre vendet me demokraci më të avancuar, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera", theksoi Presidenti Sejdiu. Zyra e shtypit e Presidentit bën të ditur se Sejdiu ka pritur sot një grup nxënësish të shkollës fillore "Hasan Prishtina" të Prishtinës, të cilët i uruan atij Ditën e Presidentit. Po ashtu, Sejdiu urime për Ditën e Presidentit mori edhe nga një delegacion i Kryesisë së Forumit të Grave të LDK-së, të cilat i shprehën përgëzimet e tyre për këtë ditë, si dhe për lidershipin që ka treguar gjatë sfidave të mëdha nëpër të cilat ka kaluar vendi. Gjatë ditës së sotme, Presidenti Sejdiu ka marrë urime edhe nga institucione të tjera dhe nga qytetarë të shumtë të Republikës së Kosovës. /a.ke/
KOMENTE