English

Krijesë e mistershme gjendet në Kanada

Kanada, 25 Maj NOA - Një mostër me qime të zeza, me një bisht miu dhe fytyrë njerëzore është zbuluar nga indianët, në Big Trout Lake, në Ontario të Kanadsë.

Kjo krijesë misterioze, siç bëhet e ditur nga kanadezët, jeton duke u ushqyer me kastorë dhe sipas studiuesve të këtij vendi është bërë e ditur se është një qenie e cila nuk ngjason aspak me speciet e kafshëve të njohura deri tani nga biologët.

Tashmë fotot e tij të cilat janë shpërndarë nëpërmjet internetit kanë hapur një debat tepër të fortë për sa i përket llojit dhe natyrës së vërtetë të kësaj specieje.

Fotot tregojnë për një kafshë me ngjyrë brune, të mbushur me qime, me dhëmbë tepër të ndarë nga njëri tjetri dhe me një fytyrë të pastër e të bardhë. Ai është i gjatë rreth 30 centimetër, ka një bisht tepër të ngjashëm me atë të miut dhe një fytyrë afërsisht njerëzore.

Siç bëhet e ditur nga e përditshmja kanadeze “The Globe and Mail”, kjo krijesë u zbulua nga dy infermiere të cilat së bashku me qentë e tyre po bënin një shëtitje në vendin ku qëndronte krijesa e çuditshme.

Duke mos qenë banore vendase, në fillim dy femrat nuk kishin treguar asnjë nga fotot që i kishin bërë atij dhe kjo pasi menduan se ishte një krijesë e zakonshme për vendin ku ndodheshin.

Më pas kur dy infermieret zbuluan se ishte një krijesë anormale dhe tepër e rrallë, u kthyen sërish në atë vend për ta gjetur por, vunë re se ai ishte zhdukur.

Në atë pikë ata vendosën që fotot e realizuara ti tregonin tek indianët vendas dhe më pas i publikuan në internet.

r.b/NOA

KOMENTE