English

Kukës: Humbet Jetën 7 Vjeçari

KUKËS, 24 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Një fëmijë 7-vjeçar me inicialet R.A ka humbur jetën te kthesa e Nagës, rreth 10 km larg Kukësit. Burime zyrtare të policisë lokale, pohojnë se "ngjarja ka ndodhur rreth orës 15, kur furgoni i drejtuar nga Zambak Onuzi, në vendin e quajtur Kthesa e Nangës shkeli 7-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme". Në vendngjarje forcat e policisë kanë nisur hetimet, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse drejtuesi i mjetit është ndaluar, apo është larguar nga vendi i krimit. Ky është aksidenti i parë me pasojë vdekjen e personit në akset rrugore të rrethit të Kukësit që nga fillimi i vitit. Në një aksident tjetër kanë mbetur të plagosur 3 persona, por pa rrezik për jetën./ch/
KOMENTE