Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend-Patozi: Të Hapur Për Çdo Transparencë Që Nuk Kapërcen Kushtetutën
English

Kuvend-Patozi: Të Hapur Për Çdo Transparencë Që Nuk Kapërcen Kushtetutën

TIRANË, 24 Maj/ATSH-Anila Struga/.- "Ofertën tonë e keni në tavolinë, tani e përgjithmonë, jemi të hapur për çdo lloj transparence që nuk dhunon e kapërcen Kushtetutën e ligjet e vendit", deklaroi sot në Kuvend kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike (PD), Astrit Patozi, duke shtuar se "brenda kësaj kornize është një hapësirë e pamatë për marrëveshje e mirëkuptim". Fillimisht në fjalën e tij, kryetari i grupit demokrat përshëndeti rikthimin e opozitës në Kuvend, pas një mungese relativisht të gjatë, si një moment që do ta kthejë në normalitet jetën parlamentare, e cila sipas tij, është në vetë interesin e opozitës, që ka ndjerë mungesën e përfaqësimit. "Ky rikthim i shërben normalizimit të jetës së Kuvendit të Shqipërisë, pasi rregulli e do që opozita të ketë rolin e saj të pazëvendësueshëm. Por, prishja e ekuilibrit nuk ka ndodhur për arësye parimore, por për një taktikë politike të udhëhequr e ideuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama", tha Patozi. Duke u ndalur tek greva e urisë e opozitës, kryetari i deputetëve demokratë nënvizoi se ajo pati disa vlera të vërteta, pasi tregoi shkallën e plotë të respektit që një maxhorancë dhe institucionet e zbatimit të ligjit i bëjnë opozitës së një vendi me demokraci funksionale. Sipas tij, në një vend ku po konsolidohet me shpejtësi shteti ligjor, gjuha e forcës është sa joproduktive aq dhe arkaike, aq më pak ultimatumet me data të përcaktuara. /a.ke/
KOMENTE