Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Shtypi: Izraeli I Ofroi Raketa Dhe Bomba Bërthamore Afrikës Së Jugut
English

Lindje E Mesme - Shtypi: Izraeli I Ofroi Raketa Dhe Bomba Bërthamore Afrikës Së Jugut

TEL AVIV, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Gazeta britanike Guardian ka botuar sot disa dokumente sekrete sipas të cilave në vitin 1975 Izraeli i ofroi regjimit afrikanojugor të aparteidit shitjen e raketave Jericho të cilat mund të armatosen me koka bërthamore, por shitja nuk u krye sepse kostoja ishte shumë e lartë. Sipas të përditshmes britanike Guardian bëhet fjalë për provën e parë të dokumentuar të kapacitetit bërthamor të Izraelit, mbuluar prej vitesh nga një perde paqartësie. Në qendër të kësaj çështje, thekson gazeta, ishin Shimon Peres, atëherë ministri i Mbrojtjes dhe sot kreu i shtetit hebre, dhe ministri afrikanojugor i Mbrojtjes PW Botha. Disponibiliteti i dyshimte i Izraelit për të shitur veç raketave edhe kokat bërthamore është mbajtur i fshehtë me eufemizëm. Por në Jerusalem pohimet e gazetës britanike (që bazohen në një kërkim të thellë të studiuesit amerikan Sasha Polakow-Suransky) kanë shkaktuar zemërim dhe janë përgënjeshtruar. "Bëhet fjalë për informacione të pabaza, pa asnjë lidhje me realitetin", deklaroi për radion ushtarake zëdhënësi i Peres, Ayelet Frisch. "Do t'i dërgojmë gazetës Guardian një letër në të cilën do t'i kërkojmë publikimin e fakteve korrekte. Është e dënueshme që gazeta nuk gjeti mundësinë për t'ju drejtuar presidentit Peres para publikimit të artikullit për të dëgjuar komentet e tij", shtoi Frisch. Burime politike izraelite, cituar nga e njëjta gazetë, kanë shtuar se besueshmëria e dokumenteve të publikuara nga gazeta britanike është "e dyshimtë". /e.v/
KOMENTE