English

Mblidhet Grupi Parlamentar I Ps-Së, Xhafaj Realizuam Një Mision Të Pamundur

TIRANË, 24 Maj/ATSH-Suada Daci/- Partia Socialiste po zhvillon sot mbledhjen e grupit të saj parlametar për të analizuar grevën 19-ditore të urisë së organizuar prej saj, si dhe për të vendosur mbi qëndrimin në lidhje me Kuvendin. Duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe deputetët e PS-së në këtë grevë, deputeti grevist Fatmir Xhafaj tha se "greva jonë kreu një mision të pamundur". Sipas tij, "sakrifica jonë për transprencë ishte një sakrificë për të gjithë shqiptarët". Greva e urisë e 22 deputetëve të PS-së dhe e rreth 180 mbështetësve të saj nisi më 30 prill në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë selisë së Kryeministrisë me kërkesën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ky aksion politik i opozitës u ndërpre pas ftesës së zyrtarëve të komunitetit europian, të cilët mblodhën së bashku në një tryezë në Strasburg kryetarët e dy partive kryesore politike në vend, Kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PS-së, Edi Rama, në përpjekje për vendosjen e dialogut dhe për zgjidhjen e krizës politike në vend./s.s./
KOMENTE