Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Ekziston gjithë hapësira kushtetuese për kërkesat e opozitës
English

Meta: Ekziston gjithë hapësira kushtetuese për kërkesat e opozitës

Tiranë, 24 maj, NOA – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka hedhur poshtë deklaratat se ai ka qenë negociatori i draftit për zgjedhjen e krizës mes PD dhe PS. Ekzistenca e një dokumenti të tillë u konfirmua për publikun fillimisht nga Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch.

“Nuk kamë marrë përsipër asnjë negociatë, pasi unë e kam të qartë nenin e Kodit Zgjedhor”, ka thënë Meta, duke shtuar se procedua e me fletët e votimit nënkupton dhe eliminimin e tyre.

Kreu i diplomacisë shqiptare ka theksuar dhe një herë rëndësinë e dialogut mes palëve duke deklaruar se të gjitha zgjidhjet e mundshme për pretendimet e opozitës ekzistojnë në Kushtetutë dhe në gjithë ligjet e vendit.

“Asnjë gjë nuk ka pse të sjellë ngërç, nëse ekziston vullneti për të gjetur zgjedhje. Egziston gjithë hapësira kushtetuese që këto pretendime të marrin zgjidhje”, tha Meta.

Meta u shpreh se për çdo pretendim të opozitës Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta janë dokumentet që flasin shumë qartë.

Qëndrimi i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta u mbajt sot gjatë një konferencë për miratimin e rezolutës së Konferencës Islamike për pavarësinë e Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, Meta vlerësoi se ky dokument do të rrisë numrin e njohjeve të Kosovës në vendet arabe.

m.xh/NOA

KOMENTE